06 shkurt 2011

Juve vazhdon monitorimin e Shaqirit

Juventus nuk dorëzohet për Xherdan Shaqirin. Sipas uebfaqes italiane tuttojuve.com, gjiganti italian është duke e vëzhguar në mënyrë konstante talentin shqiptar, i cili aktualisht luan te kampioni zviceran, Basel.

“19-vjeçari përcillet vazhdimisht nga skautët Bianconerë, të cilët janë të entuziazmuar me paraqitjet e tij”, shkruan kjo uebfaqe italiane.

Mirëpo, ajo cek se ekipi nga Torino duhet të lëvizë më shpejt dhe të jetë e kujdesshme, pasi që ka konkurrencë të fortë, duke përfshirë këtu Lazion, Palermon, Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Hamburg, Wolfsburg, Liverpool e Zenit San Petersburg.

Përfaqësuesi zviceran ka kontratë me Baselin deri në verën e vitit 2014, mirëpo ai mund të largohet gjatë verës, për ta provuar një eksperiencë të re në një klub më të madh evropian. Vlera e mesfushorit ofanziv nga Gjilani sillet nga 7 deri në 10 milionë euro.