12 shkurt 2011

Juve kujdes! Reali cmendet pas Chiellinit

Kur ke një kampion të vërtetë në skuadër gjthmonë është rreziku t’a humbësh atë nga ndonjë ekipë që cmendet pas tij.

Real Madrid si duket prap është kthyer tek pista ‘Chiellini’, pasi që Mourinho e dëshiron atë me cdo kusht dhe e sheh si një nga zëvendësimet më perfekte të Pepes që si duket do të largohet nga Bernabeu.

Një gjë është e qartë, Juve nuk dëshiron t’a shesë lojtarin por gjithnjë sipas kësaj gazete as Giorgio Chiellini nuk dëshiron tjetër fanelë pos atë Bardh e Zi.

Chiellini i cili ka aftësi të luaj në perfeksionizëm dy pozicione në mbrojtje atë në qendër të saj dhe në krahun e majtë të mbrojtjes, besohet se nëse Juve prap dështon të kualifikohet për në Champions dhe nëse një ofertë marramendëse vjen nga Reali atëherë cdo gjë është e pasgirut rreth të ardhmes së tijë.