12 shkurt 2011

Pazzini: Nuk do të dorëzohemi për Skudeton

Giampaolo Pazzini thotë se Inter nuk do të dorëzohet deri në fund për Skudeton dhe beson se ky presion do t’i bëjë Milanistët të rrëshqasin prap.

“Skudeto? Nuk varet nga ne sepse Milan tashmë është përpara, por Inter do të luftoj deri në fund.” tha Pazzini për Sky Sport Italia.

“Ka tri apo katër ekipe të mira, por Milan ka diqka më shumë në këtë aspekt.”

“Gjithsesi tani kemi një ndeshje të vështirë kundër Juventusit dhe shpresoj që t’a fitojmë dhe kështu ne mund t’a vazhdojmë ritmin e fitoreve.” përfundoi Pazzini i cili po shkëlqen në cdo aspekt që nga transferimi i tij në Inter nga Sampdoria.