19 shkurt 2011

Juve kërkon edhe Rossin

Juventusi tani pas interesimit në Ricardo Montolivon është interesuar edhe për sulmuesin më të mirë të Villarealit, Giuseppe Rossin.

Tuttosport raporton se disa drejtuesit e Juventusit ishin në San Paolo për të shikuar ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Villarealit në kuadër të Europa League.

Rossi nuk shënoi gol në atë ndeshje por kishte një paraqitje impresive.