06 shkurt 2011

Edhe një shkrim tjetë rreth thashethënjëve të Materrzit

Materaci ka sulmuar Juventusin: 'Gjëra të çuditshme kanë ndodhur'

Milano - Sikur të mos mjaftonin Anjeli dhe Masimo Morati, ka menduar Marko Materaci për t'i hedhur benzinë zjarrit të polemikës ndërmjet Juventusit dhe Interit në lidhje me Calciopolin dhe titujt kampion që i janë hequr bardhezinjve për t'i kaluar Interit. "Juventusi kërkon përsëri titujt kampion? Nuk duhet të na i kërkojnë neve. Unë do të rimerrja atë të humbur në 5 maj të vitit 2002. Katër ose pesë ndeshje përpara ndeshjes së fundit kundër Lacios, ka ndodhur diçka shumë pak e qartë", është shprehur mbrojtësi zikaltër në emisionin 'Chiambretti Night'. Materaci, më pas, frenon disi kur i kërkohet një mendim për kontenstimet aktuale juventine në lidhje me vendimet arbitrale: "Ka ndryshuar krahu nga fryn era? Nuk hyj aspak në këtë çështje, arbitrat mund të gabojnë ndonjëherë. Morganti nuk ka parë një penallti në favor të Kambiasos në Udine. Çdo njeri mund të ketë momente ku bie nga forma sportive". Por hapësirë për Interin: nëse e tashmja është Leonardo, e shkuara mban emrin e Rafa Benitezit, dhe për Materacin "nuk është korrekte të flitet për të shkuarën. Por nuk bëhet fjalë për një dhëmb të infektuar, e kam thënë edhe në dhomat e zhveshjes atë që ishte duke gabuar". Gjithsesi, "një dyshe e mundshme Leonardo-Murinjo do të ishte fantastike". Ai vetë ka shpjeguar, që edhe me Murinjon "nuk luaja shumë, tani jam plot 37 vjeç dhe do të ishte qesharake e kundërta. Por, ai më vlerësonte në një tjetër mënyrë. Në një grup janë më të rëndësishëm ato që nuk luajnë në krahasim me ato që luajnë çdo ndeshje, sepse ka respekt brenda dhomave të zhveshjes dhe kjo ndikon pozitivisht në skuadër". Mbi marrëdhënien ndërmjet Moratit dhe spanjollit Benitez "nuk duhet të më pyesni mua se përse presidenti nuk e vlerësonte shumë. Morati e ka mbajtur fjalën për blerjet". Gëzimi i Etos pas golit në Botërorin e klubeve ku mori qese në dorë "nuk ishte një referim për Benitezin, që duhet të bënte gati valixhet për t'u larguar. Shpjegonte sinjifikimin nëse do të fitojmë diçka, është një shumë, shumë serioze. Për mua ishte një shaka, por mund të bëhet antipatike për ndonjë njeri tjetër dhe sigurisht, që kjo gjë mua nuk do të më pëlqente".

Materaci më pas është kthyer të flasë për momentin e lamtumirës me Murinjon pas finales së suksesshme të Champions Ligës në Madrid në majin e shkuar. "E ndjeja disa muaj përpara ndeshjes finale në Madrid, që do të ishte larguar nga skuadra jonë. I thoja shpesh herë të qëndronte, por, ndërkohë shikoja që kishte zgjedhur të fillonte një tjetër sfidë, pasi të kishte fituar gjithçka. Lotët e tij? Më vjen për të qeshur, mendoni sikur të kishim humbur. Të tilla emocione gjithsesi duhet t'i jetosh", ka kujtuar Materaci në lidhje me episodin pas ndeshjes në Santiago Bernabeu. Mbrojtësi zikaltër në fund të komentit të tij ka zbuluar një anekdotë në lidhje me Billi Kostakurtan e Milanit: "Njëherë më ka thënë, që do të kishte vendosur një masë mbrojtëse ndaj meje, sepse gjatë një ndeshjeje në Peruxhia kisha dëmtuar Maldinin dhe Dugarrin. Jam përpjekur edhe të konfrontohem me të, por pavarësisht se jetonim të dy në Milano nuk ka ndodhur asnjëherë një gjë e tillë. Më ka përsëritur edhe njëherë tjetër këtë çështje. Dhe gjithsesi edhe Kostakurta ka kryer shumë faulla. Unë nuk jam një ëngjëll, por as një prift i shtirur. Të dy kemi kërkuar të fitojmë dhe kjo është normale".