06 shkurt 2011

Donadoni kritikon skuadrën

Trajneri i Cagliarit e ka fajësuar pjesën e parë të luajtur dobët nga futbollistët e tij si shkak për humbjen ndaj Juventusit mbrëmë me rezultat 1:3.

”Në pjesën e parë ne ishim shum pasiv. Nuk më pëlqeu aspak agresiviteti, energjia dhe gjithçka që u paraqit në pjesën e parë. Ne pjesën e dytë bëmë diqka me shumë por nuk nxorrëm rezultat” deklaroi Donadoni.