18 shkurt 2011

Juventus fikson çmimin për Kielinin

Sipas “TuttoSport”, Juventus e ka fiksuar çmimin e Xhorxhio Kielinit. Mbrojtësi bardhezi, të postuar në krah nga Delneri që kur ka ardhur në Torino blerja e re Barzalji, vlerësohet te rreth 25 milionë euro nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”.

Kjo është shifra që Reali i Madridit duhet të paguajë për të marrë mbrojtësin e fortë, i cili pëlqehet shumë nga Murinjo. Shitja e tij është bërë më e mundshme edhe për faktin se lojtari është i pakënaqur nga aktivizimi si mbrojtës krahu, pozicion të cilin e ka mbuluar në fillimet e tij në Serinë A