05 shkurt 2011

Diego: "Drejtuesit e Juventusit nuk kuptojnë asgjë nga futbolli"

Torino - Pas sulmit të ashpër nga Karvaljo Amauri, kanë mbërritur edhe fjalët e rënda të një tjetër ish-lojtari bardhezi, Diego. Organizatori brazilian, që në muajin gusht është transferuar tek Volsburgu, ka sulmuar shumë ashpër drejtuesit e Juventusit: "Problemi aty nuk janë lojtarët, aty ka njerëz që drejtojnë klubin dhe nuk kuptojnë asgjë nga futbolli".

Fantazisti e priste këtë dështim bardhezi në këtë sezon: "E lehtë të shikosh, që nuk kishte asnjë gjë në rrugën e duhur. Ishte e lehtë të kuptoje që do të kishte qenë një vit shumë i vështirë për Juventusin". Diego shpreson që, lojtarët të mund të zgjidhin situatën e vështirë që është krijuar në skuadër: "Unë pres që ish-shokët e mi dhe njerëzit pozitivë që janë aty, shpresoj që këto njerëz të arrijnë të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë që është krijuar.

Ata që nuk kuptojnë asgjë nga futbolli dhe që janë aty janë njerëzit më përgjegjës për vështirësitë e krijuara. Shpresoj që, Juventusi ta ndryshojë këtë sistem". Ish- lojtari i Juventusit e di shumë mirë gjithsesi, që nuk do të jetë e lehtë të kalohet ky moment delikat: "Tashmë është krijuar një situatë më e rëndë se një sezon më parë.

Shikohet që cilësia është, janë lojtarët e mirë, duhet të jenë të zotët të gjejnë një zgjidhje, një sistem të duhur, të gjithë këto lojtarë mund të luajnë mirë sëbashku dhe këtë nuk e kanë bërë akoma. Mendoj që, mund të ndryshohet diçka, janë afër 3-4 pikë nga vendi i pestë dhe i gjashtë.

Mund të ndryshojnë, por do të jetë e vështirë, kjo shikohet me lojën që tregon skuadra në fushën e lojës çdo javë. Kam parë një ndeshje dhe kanë vështirësi të luajnë, një problem që nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët, por edhe ata që janë jashtë skuadre duhet të gjejnë një zgjidhje për të vendosur sëbashku këto lojtarë dhe në kushte për të dhënë më të mirën".

E ardhmja ?

"Sigurisht, nuk është në nivelin dhe historinë e Juventusit të mos jetë pjesëmarrëse aktive në Champions Ligë", ka përfunduar Diego komentin e tij.