03 shkurt 2011

Camoranesi firmos me Lanus

Mauro German Camoranesi ka nënshkruar një kontratë të re me Lanus pas prishjes së kontratës me gjermanët e Stuttgart javën e kaluar.

34-vjeçari argjentinas, i natyralizuar italian, u shpall kampion bote me Italinë në vitin 2006 dhe ka kaluar vitet më të mira të karrierës së tij me Juventus.

Mesfushori do të luajë për herë të parë në divizionin e parë argjentinas të futbollit.

Më parë Camoranesi ka luajtur në Meksikë dhe Uruguaji.