06 shkurt 2011

Analiza Sportive në GrandeJuve

Përfundoj Java 24 e Kampionatit Italian, ne në GrandeJuve kemi filluar një Analiz Sportive me shpres në rezultate të mira që të mërrijm fazen e Champions Leagues.

Rezultatet e Javes 24 (Ne do ti analizojm vetëm ato ndeshje të cilat synojn një vend në Champions League)

05.02.11 18:00 Udinese - Sampdoria 2-0
05.02.11 20:45 Cagliari - Juventus 1-3
06.02.11 15:00 Lecce - Palermo 2-4
06.02.11 15:00 Lazio - Chievo 1-1
06.02.11 15:00 Napoli - Cesena 2-0
06.02.11 15:00 Genoa - Milan 1-1
06.02.11 20:45 Inter - Roma 5-3

Udineze - Sampdoria 2:0

Skuadra e Udinezes ka mposhtur pa vështirësi të mëdha Sampdorinë me rezultat 2:0, në kuadër të javës 24 në Serie A dhe janë ngritur përkohësisht në vendin e pestë me 40 pikë. I gjithë fati i takimit u përcaktua në 45 minutat e para, kur vendësit shënuan dy herë përmes Sançez në minutën 18 dhe Di Natale në minutën 40. Në pjesën e dytë vendësit arritën të ruajnë epërsinë deri në fund të takimit, duke mos lejuar mysafirët që të bëjnë befasi. Pas kësaj fitoreje, Udineze është ngritur në vendin e pestë me 40 pikë, të cilin mund ta humbë pas takimeve të ekipeve tjera të dielën. Sampdoria nga ana e saj ndodhet në vendin e 12-të me 27 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Cagliari - Juventus 1:3

“Zonja e vjetër” nga Torino ka arkëtuar tri pikë të plota si mysafir kundër Kalarit, të cilin e ka mposhtur me rezultat 3:1 dhe në këtë mënyrë ka ndërprerë serinë prej pesë ndeshjeve pa asnjë fitore. Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës 24 në Serie A. Mysafirët erdhën në epërsi me golin e ish-lojtarit të Kalarit Alesandro Matri në minutën 21. Vendësit barazuan në minutën 51 me golin e Roberto Akvafreska. Goli i barazimit ishte krejt ajo çka vendësit arritën të bëjnë në këtë takim. Mysafirët serish erdhën në epërsi përmes golit të dytë të Matri në minutën 75, ndërsa fitoren “Zonjës së vjetër” ia konfirmoi sulmuesi Lluka Toni gjashtë minuta para përfundimit të takimit. Pas kësaj fitoreje, Juventus ka 38 pikë në pozitën e shtatë, ndërsa Kalari mbetet në vendin e nëntë me 32 pikë.

Analiza e ndeshjeve tjera:

Milanit nuk i ka mjaftuar goli i Patos për të fituar ndaj Genoas, teksa Kavani dhe Sosa i japin fitoren Napolit, duke bërë që të renditen vetëm tre pikë pas kryesuesve të Seria A. Lacio barazoi me Kievon. Pas barazimit ndaj Lacios, të besuarit e Alegrit hedhin një tjetër hap fals, çka bën që ti shohin ndjekësit gjithnjë e më afër. Golit të Patos në minutën e 29 iu kundërpërgjigj Flores në minutën e fundit të pjesës së parë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe i gjithë takimi. Ndërkohë, në takimin tjetër Napoli – Çezena, Kavani në minutën e trembëdhjetë dhe Sosa në minutën e 90 do të bënin që Napoli të fitonte tre pikët me rezultat të pastër. Me këtë tre pikësh, napolitanët arrijnë në kuotën e 46 pikëve, vetëm tre pikë pas kryesuesve të Milanit. Në takimet e tjera të luajtura ditën e sotme, Bolonja fitoi me Katanian, Breshia me Barin, Palermo fitoi në transfertë me Leçen, ndërsa Lacio – Kievo dhe Parma - Fiorentina u ndanë në barazim.

Inter - Roma 5-3

Kampioni i Italisë në fuqi, Inter, ka shënuar fitore prej 5-3 kundër Romës në derbin e javës së 24 në Serie A, të zhvilluar të dielën mbrëma në Giuseppe Meazza. Wesley Sneijder hapi serinë e golave (3’), ndërsa dhjetë minuta më pas Fabio Simplicio barazoi rezultatin. Samuel Eto’o riktheu epërsinë e Nerazzurëve pas asistimit të Sneijder (35’), dhe me rezultat 2-1 përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Nicolas Burdisso e dëmtoi Romën, pasi shkaktoi penallti në Giampaolo Pazzinin dhe u përjashtua me karton të kuq (62’), ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Eto’o. Thiago Motta ngriti epërsinë e vendasve në 4-1 (71’), mirëpo romakët rikthyen fuqinë, përkundër një lojtari më pak në fushë dhe arritën të realizojnë edhe dy herë, me anë të Mirko Vucinic (75’) dhe Simone Loria (81’). Megjithatë, shpresat e Giallorossëve për barazim i shoi Esteban Cambiasso, i cili realizoi golin e pestë për zikaltrit dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Me këtë fitore, Interi pozicionohet në vendin e tretë me 44 pikë dhe ka pesë pikë më pak se lideri Milan, por ka një lojë më pak të zhvilluar.

Tabela para Javës 24

1 Milan 48
2 Napoli 43
3 Inter 41 (-1 Loj)
4 Lazio 41
5 Roma 39 (-1 Loj)
6 Palermo 37
7 Udinese 37
8 Juventus 35
9 Cagliari 32
10 Chievo 30
11 Fiorentina 28
12 Sampdoria 27
13 Genoa 27
14 Bologna 26
15 Parma 25
16 Lecce 24
17 Catania 23
18 Cesena 21
19 Brescia 19
20 Bari 14

Tabela pas Javës 24

1 Milan 49
2 Napoli 46
3 Inter 44 (-1 Loj)
4 Lazio 42
5 Palermo 40
6 Udinese 40
7 Roma 39 (-1 Loj)
8 Juventus 38
9 Cagliari 32
10 Chievo 31
11 Fiorentina 29 (-1 Loj)
12 Bologna 29
13 Genoa 28
14 Sampdoria 27 (-1 Loj)
15 Parma 26
16 Lecce 24
17 Catania 23
18 Brescia 22
19 Cesena 21
20 Bari 14

Ne vazhdim mund të informoheni për qiftet e 3 Javëve në vazhdim.

Java 25

12.02.11 18:00 Milan - Parma
12.02.11 20:45 Roma - Napoli
13.02.11 12:30 Palermo - Fiorentina
13.02.11 15:00 Brescia - Lazio
13.02.11 15;00 Cesena - Udinese
13.02.11 20:45 Juventus - Inter

16.02.11 20:45 Fiorentina - Inter (takimi i mbetur)

Java 26

19.02.11 20:45 Inter - Cagliari
20.02.11 13:30 Lecce - Juventus
20.02.11 15:00 Chievo - Milan
20.02.11 15:00 Genoa - Roma
20.02.11 15:00 Lazio - Bari
20.02.11 15:00 Udinese - Brescia
20.02.11 20:45 Napoli - Catania

Java 27

26.02.11 15:00 Juventus - Bologna
27.02.11 15:00 Palermo - Udinese
27.02.11 15:00 Roma - Parma
27.02.11 15:00 Cagliari - Lazio
27.02.11 20:45 Sampdoria - Inter
27.02.11 20:45 Milan - Napoli

Vlen të përmendet se Java 25 është shumë vendimtare përtu afruar vendit të katert pasi që kemi përballje direkte dhe shumë interesante..
Juve - Inter
Roma - Napoli
Palermo - Fiorentina
Brescia - Lazio
Milan - Parma

Shpresojm që Juventus të shenojë fitore dhe të presim që Palermo, Napoli, Lacio dhe Udinese të gabojnë.