Por megjithëse Real Madrid pati ndihmën e institucione spanjolle për të mos mbetur prapa Barcelonës – madrilienët kanë blerë yje si Ricardo Kaka, Karim Benzema, Xabi Alonso dhe të tjerë gjatë afatit kalimtar – Reali ende nuk ka krijuar stilin e vet të lojës.
Ishte një vit që dukej se futbolli përcaktonte gravitetin financiar. Bota u zhyt në recesion, derisa FIFA deklaronte se secila prej 32 ekipeve kombëtare që kualifikohen për Botërorin e vitit të ardhshëm, do të shpërbleheshin me paga 60 për qind më të larta.Bota po përjetonte krizën më të madhe ekonomike që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ndërsa shtetet përcaktonin shifra rekorde për nxitje të nivelit të lojës së futbollit.Duke qëndruar në këtë linjë, Real Madridi i pagoi Manchester Unitedit 94 milionë euro për shërbimet e portugezit Cristiano Ronaldo. Por nuk ishte e gjitha: ai do të merrte edhe një pagë vjetore ekstra prej 15 milionë eurosh.Por Reali duket se ka gjetur çelësin e suksesit të sigurimit të fondeve duke sjellë yje në skuadër: merr para të majme nga të drejtat televizive që i ka shitur në shtatë kontinentet e botës.Por nëse Ronaldo vlente aq shumë, çfarë shume do të përcaktonit për shërbimet e arta të Lionel Messit? Nëse ky vit i ka takuar ndonjë ekipi, është Barcelona. Edhe pse u derdhën të gjithë ato para në xhirollogaritë bankare të Machester Unitedit për Ronaldo, argjentinasi shtatshkurtër i Barcelonës e ka lënë nën hije yllin portugez. Messi është lojtar kyç në skuadër. Barcelona jo vetëm që ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm të botës, por mbi të gjitha ka zbukuruar lojën e futbollit.Me Messin në krah, me Xavi Hernandezin që pason topa me saktësinë e pëllumbit, me Andres Iniestën, Thierry Henryn dhe Zllatan Ibrahimovicin që për mrekulli ka zëvendësuar Samuel Eto’on në qendër, Barcelona ka krijuar një lojë që kënaq syrin, por mos e harroni edhe nivelin e lartë të konkurrencës brenda ekipit.
Por megjithëse Real Madrid pati ndihmën e institucione spanjolle për të mos mbetur prapa Barcelonës – madrilienët kanë blerë yje si Ricardo Kaka, Karim Benzema, Xabi Alonso dhe të tjerë gjatë afatit kalimtar – Reali ende nuk ka krijuar stilin e vet të lojës. Edhe pse nuk ka rritur të formojë një skuadër si të Barçës, Reali po krijon imazhin e tij.
Messi kaloi nëpër akademinë e Barçës, La Masia, që është ndërtuar mbi themelet e një ferme të shekullit të tetëmbëdhjetë.
“Lojtari i La Masias ka diçka që e ndryshon prej gjithë lojtarëve tjerë”, ka deklaruar Josep Guardiola, trajneri i Barçë. “Është e rëndësishme të kalosh nëpër duar të të gjithë trajnerëve të Barçës prej fëmijërisë”.
Por disa mendojnë se Diego Armando Maradona dhe Lionel Messi, përveç se kanë të përbashkët kombësinë, i bashkon edhe diçka tjetër. Të dy kanë marrë drejtimin e skuadrës në fushë në kohën kur Kombëtarja më së shumti kishte nevojë për trofe.Argjentinasit i kanë të gjitha shpresat te loja brilante e Messit, duke shpresuar se Argjentina do të shpallet kampione në Botërorin Afrika 2010. Nëse fituesi i Topit të artë do të vazhdojë me këtë lojë edhe në Botëror, atëherë argjentinasit do ta kthejnë trofeun e artë përsëri në atdhe..