Hysi i tradhtuar
Hysi nga Podujeva, fitues i kupës së Kosovës, në ndeshjen finale të Superkupës Mbarëshqiptare humbi 1:2 nga fituesi i kupës së Shqipërisë, Flamurtari i Vlorës. Kjo ndeshje ishte zhvilluar në Vlorë. Drejtuesit e skuadrës së Hysit kanë menduar se do të ketë ndeshje të kthimit të paktën kështu patën deklaruar para nisjes, por ndodhi e kundërta. Hysi në njëfarë mënyre ndihet i tradhtuar dhe i prerë në besë!.