01 janar 2010

Shqiptarët që pushtuan Superligën e Zvicrës

Viti 2009 ka qenë atraktiv për futbollistët shqiptarë në Superligën e Zvicrës në futboll. Superliga ka pasur futbollistë të dëshmuar shqiptarë që gjithsej ishin 11 të inkuadruar kush më shumë dhe kush më pak nëpër skuadrat e tyre. Zurich, kampioni i Zvicrës, në radhët e veta ka pasur tre shqiptarë: Almen Abdi, Adrian Nikçin e Admir Mehmedin. Abdi ka qenë shtylla e kësaj skuadre, por mosmarrëveshjet me trajnerin Challandes mbeti jashtë bankinës. Mbetja e këtij futbollistit jashtë skuadrës shkaktoi reagime të ashpra nga mediat zvicerane dhe fajësuan trajnerin Challandes. Trajneri Challandes e la jashtë për faktin se ia kishte inat. Kjo i kushtojë në rezultate dhe madje Abdi në muajin dhjetor edhe firmosi për gjashtë muaj me skuadrën e Le Mansit të Francës. Adrian Nikçi, futbollist i palodhshëm në rolin e mesfushorit. Shijojë Champions Leagua dhe luajti përballë superfuqisë, Milanit. Ishte edhe në “Santiago Bernabeu”, por nuk iu dha rasti që të luajë. Përveç që luajti me sukses në radhët e Zurichut, ai ka shënuar një gol që duhet mbajtur mend ndaj Mariborit nga Sllovenia pikërisht në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë në Champions Leagua. Nikçi edhe në kampionatin zviceran ka qenë ndër futbollistët me luftarak dhe që fitoi edhe besimin e trajnerit. Admir Mehmedi me sukses luajti, i cili në Champions Leagua ka pasur pak minutash, por në fund iu është dhënë më shumë minutash në kampionatin zviceran. Baseli, skuadër që hiqej superfuqi në elitën e futbollit zviceran në përbërjen e vet ka pasur tre shqiptarë: Beg Feratin, Orhan Mustafin e Xherdan Shaqirin. Ferati ka pasur një nismë të mirë, por në vazhdim të kampionatit pësoi një lëndim mjaftë të rëndë dhe u desh të pauzojë pak, për t’u kthyer nga fundi i stinorit vjeshtor. Ai zhvillojë edhe disa ndeshje në Europa Leagua. Orhan Mustafi luajti disa ndeshje si zëvendësues, por u desh me lejen e klubit të transferohet në FC Aaraun e Superligës. Xherdan Shaqiri, ka qenë disa herë edhe titullarë te Baseli dhe ka dëshmuar formë të lartë. Padyshim se duhet veçuar golin e tij në rrethin e katërt të Europa Leagua që shënuan së bashku me Mustafin në fitoren e lartë 5:1 ndaj Bakut nga Azerbajxhani. Shaqiri luajti edhe kundër Romës në Europa Leagua, që ka qenë një kënaqësi e jashtëzakonshme e tija. Kristian Nushi, është anëtarë i kombëtares së Kosovës dhe që luan me sukses të madh për St. Gallenin. Nushi ka qenë pothuajse tërë stinorin standard dhe patjetër duhet veçuar një gol të tij në javën e 17-të të elitës zvicerane kur shpëtoi nga humbja St. Galleni pikërisht në minutën e 92-të kur barazoi rezultatin 1:1 ndaj Luzernit. Nushi ka qenë figura kryesore e skuadrës së St. Gallenit. Madje Nushi gjatë verës ka luajtur edhe kundër Liverpoolit në një ndeshje miqësore e zhvilluar në St. Gallen dhe pati përfunduar baras 0:0. Burim Kukeli, është një tjetër shqiptar, që ka pasur paraqitje standarde në radhët e Luzernit. Ai ka qenë mesfushorë i lëvizshëm dhe ndër më të mirët pothuajse në çdo takim. Kukeli me 29 shtator pat shënuar gol në fitoren 3:1 kundër St. Gallenit. Futbollisti Kukeli vazhdimisht ka pasur formë konstante që u vlerësuan lartë nga mediat zvicerane. Genc Mehmeti e Shkëlzen Gashi luajtën pothuajse standard për Bellinzonën. Me këtë skuadër patën lojëra solide dhe në pranverë i pret sfidë e vështirë. Një shqiptar tjetër ka luajtur edhe te skuadra e Grasshoppersit, Vullnet Basha, që mjerisht ka pasur minuta shumë të vogël..