Mbrojtësi i Milanit,Thiago Silva është gati për tu kthyer në skuadër për të ndihmuar në objektivat e klubit në 2010.
Braziliani ka munguar disa javë për shkak të lëndimit. Por pasi është rikuperuar në tërë,ka gjasa që ai të rikthehet në ndeshjen kundër Genoas.
Ambiciet e tij janë të mëdha pasi ai shpreson në sukses duke fituar Scudetton dhe Champions League.
“Jam shëruar dhe mendoj se do të luaj të mërkurën kundër Genoas”,deklaroi Silva për mediat Braziliane.
“Jam i motivuar dhe dëshiroj të filloj vitin 2010 me këmbë të djathë.Kemi gjithçka për tu kënaqur në një sezon të shkëlqyer dhe të fitojmë trofe për Milanin”.