Francesco Totti ka deklaruar se ai do të dëshironte një vend për kampionatin e ardhshëm botëror, dhe një ftesë do ta pranonte me gjithë dëshirë nëse ajo i vjen nga Marcello Lippi.
“ Kampionati botëror? Do të vendos në Prill, kur do të shoh se a më dëshiron Lippi me të vërtetë.”
“ Unë kam mardhënie të mira me Lippin prapa skenës, dhe nuk do të harroj kurrë se qka bëri ai për mua në Gjermani. Ai gjithmonë ka pritur për mua dhe ma ka dhënë besimin.”
“ Dua të luaj edhe për pesë vite të tjera nëse më mban trupi. Më pas do të bëhem trajner.” Përfundoi Totti.