02 janar 2010

Në Rusi bëhet e sigurt: Juve, 10 milionë euro për Hiddink

Sipas tabloidit rus “Tvoi Den”, Juventusi i ka ofruar 10 milionë euro për sezon trajnerit të njohur holandez, Guus Hiddink. Mësohet se marrëveshja është arritur mes menaxherit të holandezit dhe Roberto Bettegës. Kryelajmi që jep tabloidi rus nënvizon fjalë për fjalë: “Juventusi është me Guus Higgink. Superklubi italian i ka ofruar një rrogë prej 10 milionë eurosh në vit, shumë e cila e ka detyruar holandezin të pranojë drejtimin e Juvës.” Megjithatë, duhet pritur se si do të ecin zhvillimet, pasi Hiddink ka një kontratë, që nuk ka përfunduar ende me kombëtaren e Rusisë, e cila mbeti jashtë finaleve të Botërorit 2010, cka krijoi në fakt edhe ftohjen e marrëdhënieve të federates ruse të futbollit dhe trajnerit të kombëtares së tyre, aq më tepër pas atyre pamjeve televizive që tregonin e para ndeshjes vendimtare me Slloveninë, lojtarët e kombëtares ruse kishin qenë në locale nate e diskoteka, me femra.