01 janar 2010
Vokrri në FIFA
Pesë nëntori 2009 do të jetë njëra nga ngjarjet më të mira për Federatën e Futbollit të Kosovës. Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri u takua në selinë e FIFA-s, me kryetarin Sepp Blatter. Vokrri pasi ka falënderuar Blatterin dhe krerët tjerë të FIFA-s për këtë takim ka parashtruar kërkesat e FFK-së për pranim, kërkesën për mbrojtjen e lojtarëve dhe klubeve si dhe lejimin e zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare për përfaqësuesen e Kosovës. Fadil Vokrri mori premtime dhe në letrën e fundit të dërguar me 15 dhjetor nga FIFA, kjo gjë pritet se shpejti të shqyrtohet dhe t'i hapen rrugë FFK-së si dhe futbollit të Kosoëvs drejt arenës ndërkombëtare..