02 janar 2010

Parashikim: Barcelona – Villareal

E Shtunë, 2 Janar, ora 20 : 00Camp Nou, Barcelona
Një ndeshje vërtetë e nxehtë pritet të zhvillohet në Camp Nou ku do të takohen kampioni aktual i Spanjës Barcelona dhe Villareal.
Edhe pse Villareal kishte një start katastrofal të sezonit u rikthye shumë shpejt në formën e saj më të mirë. Barcelona është favorite absolute në këtë ndeshje por duke e kthyer kohën prapa do të shohim se Villareal nuk është mposhtur lehtë nga ekipet e mëdhaja.
Me fitore eventuale Barcelona do ta mbante kreun në tabelë, por Villareal ka një synim krejtesisht tjetër, vendi i nëntë do të thotë pak për këtë klub, synimi i tyre është vendi i katërt
Barcelona
Fituesi i topit të artë Lionel Messi mund të mos fillojë ndeshjen nga fillimi pasi që “gjeniu” ka luajtur një numër të madh të ndeshjeve dhe tani është duke ndjerë lodhje.
Seyodu Keita dhe Jeffren janë të lënduar dhe nuk do të paraqiten fare në këtë ndeshje. Yaya Toure tashmë është me Bregun e Fildishtë duke u përgatitur për Kupën Afrikane të Kombeve.
11 lojtarët startues të mundshem : Valdes, Alves, Pique, Puyol, Abidal, Xavi, Sergio Busquets, Iniesta, Pedro, Ibrahimovic, Henry.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
2-1 (Stadium neutral) Estudiantes (Kupa botërore e klubeve, 19 Dhjetor)
3-1 (Stadium neutral) Atlante (Kupa botërore e klubeve, 16 Dhjetor)
1-0 (Vendas) Espanyol (La Liga, 12 Dhjetor)
2-1 (Mysafir) Dynamo Kyiv (Liga e Kampionëve, 9 Dhjetor)
3-1 (Mysafir) Deportivo (La Liga, 5 Dhjetor)
Villareal
Mungesa e vetme e Villareal për këtë ndeshje është Gonzalo Rodriguez që do të jetë jashtë fushave të lojës për të paktën dy javë.
Ibagaza është kthyer nga një dëmtim dhe është i aftë për këtë ndeshje.
11 lojtarët startues të mundshëm: Diego Lopez, Javi Venta, Marcano, Godin, Capdevilla, Cani, Senna, Bruno, Cazorla, Rossi, Nilmar.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
2-0 (Vendas) Racing Santander (La Liga, 20 Dhjetor)
1-0 (Vendas) Salzburg (Europa League, 17 Dhjetor)
2-1 (Mysafir) Atletico Madrid (La Liga, 13 Dhjetor)
3-2 (Vendas) Getafe (La Liga, 6 Dhjetor)
2-0 (Mysafir) Levski Sofia (Europa League, 2 Dhjetor)