Mbrojtësi i Real Madridit,Ezequiel Garay ka pranuar se është i lumtur me vendimin e klubit,e që është mos-transferimi i mbrojtësve për ta zëvendësuar Pepen.
Mbrojtësi portugez ishte lënduar në gju dhe duket se ai do të mungojë për 6 muaj, për këtë të gjithë menduan se Reali do të transferojë një ekstra-mbrojtës.
“Tani është shtuar besimi ngase klubi ka vendosur të mos transferojë lojtarë të rinj.Ka pasur mjaft spekulime se Reali është lidhur me blerjen e disa lojtarëve”,deklaroi Garay për gazetarët spanjollë.
“Tani është rradha për Christoph Metzelder,Raul Albiol dhe për mua të tregojmë se mund të sfidojmë të tjerët”.
Garay ka bërë 7 paraqitje në këtë sezon dhe ka shënuar një here.Ai po ashtu ka debutuar në tre pikëshin e plotë të Los Merengues kundër Valencias.