Sipas një raporti në Corriere dello Sport, titanët e Italisë Milan janë duke shqyrtuar transferimin e njërit prej sulmuesve të kalibrit të lartë, atë të Liverpoolit Fernando Torres.
Rossonerët dëshirojnë ti përforcojnë radhët e veta në sulm dhe transferimi i Edin Dzekos sipas kësaj gazette është 50% i përfunduar. Sidoqoftë, ka mospajtime për shumën që kërkojnë gjermanët e që është hiq më pak se 40 milion euro.
Për këtë arsyje, vëmendja e rosonerëve tani është te Fernando Torres. Ylli i Liverpoolit nuk do të vinte për një çmim të ulët, por për Torres Milan mësohet të jetë i gatshëm ta bëj zemrën gurë dhe të paguaj aq sa kërkon spanjolli.
Milani do të ketë konkurencë të lartë për të transferuar Torresin pasi që Chelsea dhe Manchester City janë duke e monitoruar me vëmendje situatën.