Cristiano Ronaldo u bë futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, pas transferimit në Real Madrid nga Manchester United në verën e vitit 2009 për 94 milionë euro.
Ylli portugez e tejkaloi legjendën franceze Zinedine Zidane, i cili kishte kryesuar në renditje nga viti 2001, kur për 73,5 milionë euro iu bashkua po ashtu gjigantit madrilen, por nga klubi italian Juventus.
Në fakt, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është përgjegjës për top 4 futbollistët më të shtrenjtë në historinë e futbollit, ku përveç Ronaldos, ai bleu edhe brazilianin Leite Kakan nga Milan për 67,2 milionë euro gjatë kampanjës së përforcimeve të verës së vitit 2009.
Shpenzimet e përgjithshme ishin rreth 254 milionë euro dhe përfshijnë ardhjen edhe të sulmuesit Karim Benzema, mesfushorit Xabi Alonso dhe mbrojtësve Raul Albiol dhe Alvaro Arbeloa.
Top 10 futbollistët më të shtrenjtë:
1. Cristiano Ronaldo (2009) Man Utd-Real Madrid. 94 milionë €.
2. Zinedine Zidane (2001) Juventus-Real Madrid. 73,5 milionë €
3. Leite Kaká (2009) Milan-Real Madrid. 67,2 milionë €
4. Luis Figo (2000) Barcelona-Real Madrid.60 milionë €
5. Hernán Crespo (2000) Parma-Lazio. 55 milionë €
6. Gianluigi Buffon (2001) Parma -Juventus. 54,1 milionë €.
7. Gaizka Mendieta (2001) Valencia-Roma. 48 milionë €
8. Rio Ferdinand (2002) Leeds-Manchester United. 47 milionë €.
9. Andrei Shevchenko (2006) Milan-Chelsea. 46 milionë €.
10. Juan Sebastián Verón (2001) Lazio-Manchester United.
46 milionë €..