01 janar 2010
Misioni i së ardhmes
Një vit i suksesshëm dhe interesant i futbollit që solli gara të klasit të lartë të FIFA-s është përmbyllur. Për organizimin e këtyre ngjarjeve e gjithë familja e futbollit në mbarë botën duhet të qëndrojë e bashkuar dhe të punojë dorë për dore, gjë e cila është arritur më 2009. Një prej ngjarjeve përfundimtare dhe më interesante në kalendarin vjetor të FIFA-s është mbrëmja gala e Futbollistit më të mirë në Botë, ku kemi nderuar futbollistin dhe futbollisten më të mirë, që janë elemente kyçe dhe figurat më të rëndësishme në lojën tonë. Futbolli nëpërmjet fuqisë së përbashkët mund të ndërtojë ura mes njerëzve dhe të kontribuojë në shoqëri me vlera si solidariteti, respekti dhe loja e sinqertë. FIFA është më tepër se e vetëdijshme për obligimin e saj të demonstrojë vlerat e tilla. Më 2010, sytë e botës do të kthehen në Afrikën e Jugut dhe Kampionatin e parë botëror në këtë kontinent. Futbolli për Shpresë është thelbi i programit tonë të përbashkët të përgjegjësisë sociale dhe lëvizje, të cilën e kemi themeluar katër vite më parë. Objektivi është të përkrahim, këshillojmë dhe fuqizojmë programet e zhvillimit në fushat e shëndetësisë, të drejtat e fëmijëve, edukim, kundër diskriminimit dhe integrimit shoqëror.Jam shumë krenar që kemi kthyer fjalët në vepra dhe kemi bërë hapa konkretë përpara, duke hapur njërën prej 20 qendrave për 2010 në Khayelitsha, Afrikë të Jugut, në fillim të dhjetorit 2009. Objektivi i parë: Fushata edukimi për të gjithë përdor futbollin si platformë për përmirësimin e qasjes në edukim dhe kujdes shëndetësor për fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën. Yjet planetare të futbollit, bota e futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit FIFA janë pas 1 objektivi. Ky kampionat botëror është moment për ne të shkëlqejmë dhe jemi të vendosur që gjatë kësaj gare të sigurojmë se do të lejmë gjurmë afatgjate në kontinent. Misioni ynë është që të mos përqendrohemi në lojë dhe të prekim botën – është detyrë e jona të japim kontribut pozitiv për krijimin e një të ardhmeje më të mirë. Ju uroj një vit të shkëlqyeshëm të Kampionatit botëror dhe pres të ndaj 12 muaj të tjerë të paharruar me ju..