01 janar 2010

Nafaklia...

Viti 2009 për Albert Bunjakun ishte vetëm fat. Ai para një viti ishte pjesë e skuadrës nga liga e tretë gjermane, RW Erfurt, por tani ai ka bërë një hap të madh duke luajtur në Bundesliga, me Nurnbergun.
Sulmuesi kosovar, në janar të 2009 ishte transferuar te Nurnberg, që në atë kohë garonte në Bundesliga 2. Skuadra e re e Bunjakut siguroi rikthimin në elitën e futbollit gjerman, derisa atë e prisnin shumë befasi.
Kosovari me pasaportë zvicerane, në fillim nuk zuri vend në përbërjen e parë. Por, nuk shkoi gjatë kur Bunjaku shpërtheu. Ai filloi të shënojë gola dhe të zë vend titullar në Nurnberg.
Por, jo vetëm kaq. Pas paraqitjeve të mira, ai u ftua në përfaqësuesen A të Zvicrës për ndeshjen miqësore kundër Norvegjisë. Tani sulmuesi me prejardhje nga Gjilani, synon të vazhdojë me lojëra të mira, që ta sigurojë një ftesë për në botërorin Afrika e Jugut 2010...