01 janar 2010
“Lira” apo kampionia e Evropës
Shqiptarët gjithmonë janë mburrur me sporte luftarake dhe me titujt që kanë pasur në shumë sporte, si boks, karate, xhudo, kick-boks, mundje etj. Përveç këtyre sporteve, dallohen edhe në sportin e gjinisë së bukur në futboll. Fatmire Bajramaj, që ka 21 vjet, ka qenë figura që ka lartësuar lartë shqiptarin në Kampionatin Evropian të mbajtur gjatë verës në Finlandë. Bajramaj luajti për kombëtaren e famshme të Gjermanisë, por karakteristikë e kësaj mesfushore dinake ka qenë se ku shkojë u prezantua shqiptare e Kosovës. Shqiptarja është edhe lidere në tabelë me skuadrën e Potsdamit nga Gjermania, por me të cilën skuadër ka edhe një prezantim të denjë në Ligën e Kampionëve - me gjasa të mëdha të bëhen kampione e kësaj lige. Ajo më 10 shtator në Helsinki u bë kampione evropiane me kombëtaren e Gjermanisë. Kjo futbolliste që shumicën e kohës ishte aktivizuar në pjesën e dytë, shumë herë ishte vlerësuar nga trajnerja e kombëtares Silvia Neid si “xhokere” e kombëtares. Kombëtarja që gjatë do të mbajë mend padyshim duhet të jenë norvegjezet. Kësaj kombëtare për dy ndeshje ia ka dhënë tri gola dhe emri i Fatmire Bajramajt me nofkën “Lira” u bë ‘bombë’ futbolli. Ajo shënoi tri gola gjithsej në evropian dhe të tria ndaj një kombëtareje: Norvegjisë. Shënuan fitoren në fazën e grupit 4:0 ndaj Norvegjisë që pati shënuar Bajramaj dy gola, ndërsa shënoi një gol në fitoren 3:1 në ndeshjen gjysmëfinale po ndaj të njëjtës kombëtares dhe hynë në finale. Në finale e patën shkatërruar me rezultat 6:2 Anglinë dhe Bajramaj pati luajtur vetëm shtatë minuta. “Lira” apo ambasadorja e futbollit të Kosovës, e barti numrin 19 në evropian. Verës ka qenë edhe në Kosovë, ku ishte pritur nga ministri i sportit, Valton Beqiri, që e përgëzoi për të gjitha të arritura këtë ambasadore të sportit që lartësoi emrin e shqiptarisë. Mediat gjermane dhe shqiptare vazhdimisht shkruan për këtë futbolliste të shkathët që gjithmonë ka qenë edhe tmerri i portiereve rivale. Viti 2009 për Fatmiren është vit i titullit të Evropës. Kjo futbolliste ka synime më shumë se titullin evropian, që të ardhmen të fitojë Ligën e Kampionëve, kampionatin botëror dhe të gjitha titujt e mundshëm të këtij sporti..