01 janar 2010
Transferi më i shtrenjtë shqiptar
Lorik Cana është futbollisti më i shtrenjtë shqiptarë. Ai këtë vit kaloi në radhët e Sunderlandit. Pas shumë spekulimeve Cana firmosi për katër vjet me Sunderlandin. Shifra e këtij kalimit ishte më e larta që ka shënuar ndonjëri nga shqiptarët e Kosovës. Cana e ka lënë shiritin e kapitenit në klubin e njohur Marseille nga Franca dhe kaloi në klubin e premierligës angleze, Sunderland, por që fitojë shiritin e kapitenit. Lorik Cana pati nënshkruar një kontratë në vlerën e 2.5 milionë eurove në stinor (rreth 75 mijë euro në javë), që ishte një nga disa rekorde të panjohura më parë për një futbollist shqiptar. Cana është një prej futbollistëve shqiptar për të cilin është paguar më shumë, 6 milionë euro për të kaluar nga Marseille te Sunderlandi, një shifër kjo dy milionë më e madhe, sesa ajo kur Cana kaloi nga PSG te Marseilla. Para se të kaloi në Sunderland u bë shumë bujë në opinion se Cana do të shkojë te Liverpooli, Arsenali ose Hamburger SV. Madje njëherë u bë e ditur se firmosi për Hamburger SV për dhe skuadra Marseille do të përfitojë një shumë prej 6 milionë euro për shitjen e kapitenit të saj. Atëkohë gazeta franceze: "L'Equipe" sqaron se shqiptari ka rënë dakord me Sunderlandin për të firmosur një kontratë me mandat prej katër vitesh. Kjo doli e saktë. Trajneri i Sunderlandit Steve Bruce ka qenë i kënaqur me lojërat e Canës. Edhe në Sunderland ka qenë më i miri Cana dhe ka qenë më i adhuruari nga adhuruesit e Sunderlandit, “Black Cats” apo “maceve te zeza”. Për 19 ndeshje të premierligës Cana është ndëshkuar shtatë herë me karton të verdhë, për çka e bëjnë njërin nga futbollistët më të padisiplinuar në elitën angleze. Ai është skuqur me karton në ndeshjen me Aston Villan, që e detyroi në ndeshjen e javës së 18-të të premier ligës edhe të pushoj. "Gjëja më e rëndësishme është se çfarë person je. Kurrë nuk do ta lëndoja me qëllim ndonjë kundërshtar. Kjo është një gjë që kurrë nuk e kam bërë",- kishte deklaruar Cana për Daily Express..