04 janar 2010

Cicinho e do Sao Paulon

Mbrojtësi i Romës, Cicinho ka ritheksuar dëshirën e tij të largohet nga kryeqyteti italian gjatë afatit kalimtar të janarit dhe të kthehet te ish klubi i tij, Sao Paulo.
29 vjeçari është aktivizuar rrallëherë gjatë këtij sezoni nga trajneri Claudio Ranieri dhe planifikon të kthehet në vendlindje..
“Jam optimist. Roma nuk do të më shkëpusë kontratën, por megjithatë ekziston mundësia e rikthimit në Sao Paulo. Kam njoftuar klubin për dëshirën time. Është viti i Kampionatit botëror dhe do të ishte marrëveshje e mirë si për mua ashtu edhe për ta”, tha Cicinho.