04 janar 2010

Wenger synon tituj

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se ekipi i tij është në pozitë të mirë të luftojë për tituj pas rikthimit nga disavantazhi për të mposhtur 2-1 West Hamin në rrethin e tretë të FA Cup. .
Topxhinjtë do të takohen me Stoke në rrethin e katërt të garës, në muajin shkurt përballen me Porton në Ligën e Kampionëve, ndërsa gjenden në pozitën e tretë në Premierligë.
“Sigurisht se dëshirojmë të fitojmë tituj”, tha Wenger i cili trofeun e fundit e kishte fituar më 2005, FA Cup. “Jemi në pozitë të mirë dhe mund të arrijmë sukses”, u shpreh ai.