Takticieni Italian Carlo Ancelotti ka pohuar se ka më pak presion te Chelsea se sa tek ish klubi i tij Milani.“ Çdo vit mendoj për këtë. Kam patur probleme vitin e kaluar te Milani. Është normale që një trajner të vihet në pikëpyetje.”
“ Është me rëndësi të vazhdosh të mbash kontrollin dhe të mos jesh i frikësuar apo i brengosur sepse trajnerët gjykohen në bazë të rezultateve dhe këtë gjë e keni në secilin vend.”
“ Është më vështirë ti ndërroni 22 lojtarë se sa një trajner. Problemi është kur ekipet luajnë keq. Nëse keni për të ndryshuar diçka ndryshoni menaxherin.”
“ Tani Chelsea duhet të ketë një trajner për një kohë të gjatë. Duhet vetëm të punoni, punoni dhe punoni. Këtu ka më pak presion se sa kur isha te Milani.”
“ Ka shumë tregime por është me rëndësi të jem i fokusuar në punën time. Duhet të jeni të qetë dhe të heshtur. Kjo është gjëja më e rëndësishme.” Përfundoi Ancelotti.