Heroi i Romës, Vincent Candela, është i ngazëllyer të shohë sulmuesin Luca Toni te ish-klub i tij.
Sulmuesi i Bayern Munich iu bashkua romës si huazim i lirë deri në fund të sezonit, dhe francezi Candela thotë se sulmuesi mund të jetë Batistuta i ardhshëm i ekipit.
“Roma tashmë ka bërë një hap të madh në treg. Përfundimisht, pas Montella dhe Batistuta, ekipi ka edhe një sulmues të madh të qendrës”, ka thënë Candella.