03 janar 2010

140 milionë funte për Torres?

Chelsea dhe Manchester City vazhdojnë të jenë të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Fernando Torres.
Mësohet se City tashmë ka ofruar 70 milionë funte për shërbimet e spanjollit, mirëpo oferta e tyre është refuzuar.
Sipas spekulimeve, ‘pasanikët’ duhet ta dyfishojnë shumën (140 milionë funte) e ofruar nëse dëshirojnë të bindin drejtuesit nga Anfield që të heqin dorë nga sulmuesi i tyre.
Në këtë shumë do të përfshihej edhe paga e ‘el Ninos’ prej 280.000 funte në javë. Sido që të jetë, Torres konsiderohet i pashitshëm nga trajneri Rafael Benitez, mirëpo nëse problemet vazhdojnë te Liverpooli, atëherë gjithçka është e mundur.