03 janar 2010

Mancini dëshiron ta rikthejë Vieiran në Angli

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është i gatshëm të sjellë në Angli mesfushorin e Interit, Patrick Vieira.
Mail on Sunday shkruan se Mancini është i etur të ripërtërijë lidhjen e tij me Vieiran, të cilin e kishte menaxhuar edhe te Interi dhe me të cilin fitoi dy tituj në Serie A.
Vieira, i cili do të mbushë 34 vjet në qershur, është i etur të luajë për Francën në Kupën Botërore dhe vazhdimisht lidhet me një rikthim në Ligën Premier, ku më favorit kanë qenë Tottenham dhe ish-klubi i tij, Arsenal.
Por burime nga Italia kanë thënë se Mancini është afër për të sjellë francezin në Angli, së pari në formë huazimi me mundësi të transferimit të përhershëm