Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ka ardhur koha që bardhezinjtë të ‘zgjohen’ dhe t’i japin fund formës së dobët që treguan në fund të vitit që shkoi.
Zonja e Vjetër u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa ka pësuar pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, që është shumë për një skuadër, e cila në fillim pretendonte titullin.
“Kam vërejtur përqendrim të madh dhe përkushtim në kamp (stërvitor). Vërtet shpresoj që paraqitjet tona të fundit të vitit 2009, të mbeten vetëm si kujtesë e keqe. Duhet të kthehemi sërish në të qenit Juve i vërtetë”.
“Kemi pjesën e mbetur të sezonit, pastaj do të vijë Kupa e Italisë, pastaj Europa League në shkurt. Duhet të shkojmë deri në fund në të gjitha garat”, ka thënë Gigi për faqen zyrtare të klubit.