Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, ka pranuar se Michael Owen mund të mungojë në Kampionatin Botëror të verës që vjen, si pasojë e prezencës së Wayne Rooneyt.
Më herët, trajneri i Anglisë, Fabio Capello, e ka bërë të qartë se nuk do t’i ftojë lojtarët të cilët nuk luajnë rregullisht në skuadrat e tyre, ndërsa Owen bën pjesë në këtë grup lojtarësh.
“Jam i sigurt se Michael dëshiron të jetë në Kampionatin Botëror- një lojtar me atë histori dhe aftësi të shënimit të golave
“Ai do të dëshironte që ta ribëjë atë që bëri në vitin 1998, kur pati një kampionat të shkëlqyer botëror”.
“Do të mundohemi ta dërgojmë atje në mënyrën më të mirë që mundemi, mirëpo është vështirë kur ke një skuadër të madhësisë sonë. Është vështirë ta lësh Rooneyn jashtë skuadre”, është cituar Ferguson nga The Mirror.