Njëra nga ndeshjet kryesore të javës së 16-të në La Liga, është zhvilluar të shtunën mbrëma në Camp Nou, ndërmjet Barcelonës dhe Villarrealit.
Blaugranët nuk kanë nxjerrë me shumë se një barazim, 1-1, në ndeshjen e parë të vitit 2010.
Vendasit krijuan epërsi të hershme me golin e shënuar nga Pedro Rodriguez (7’), pasi pranoi topin kur Thierry Henry gjuajti në drejtim të portës.
Pasi disa tentativave, Nëndetësja e Verdhë arriti të barazojë rezultatin me një gol të shënuar nga David Fuster (51’), i cili reagoi për mrekulli pas një krosimi të Canit.
Deri në fund të ndeshjes, as njëra e as tjetra skuadër nuk realizuan gol, kështu që u ndanë me nga një pikë.
Ky barazim do t’i konvenojë Real Madridit që me fitore eventuale kundër Osasunas, do të barazohet me pikë me liderin e tabelës. /