Los Che kanë shënuar fitore me rezultat prej 1-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Mestalla kundër Espanyolit.
Një gol i vetëm i shënuar nga Nikola Zigic në minutat shtesë të ndeshjes (90’+3), siguroi tri pikë të reja për skuadrën vendase.
Pas kësaj fitoreje, Valencia pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë më shumë se Sevilla që të shtunën mbrëma zhvillon derbin kundër Atletico Madridit.