Një numër i konsiderueshëm i skuadrave europianë janë alarmuar nga pohimet e fundit të francezit Florent Malouda që është i pakënaqur me pozitën e tij te Chelsea.
Gjatë kohës së Guus Hiddinkut dhe Luiz Felipe Socolarit Florent Malouda lulëzoi duke luajtur në ndeshjet kyçe të sezonit të kaluar.
Sot, Malouda është më shumë në stol se sa në fushë, pasi që formacioni i Ancelottit nuk është i përshtatshëm që Malouda të hyjë në lojë. Ky i fundit ka shprehur pakënaqësinë edhe te menaxhmenti i klubit
“ Sistemi takik i Carlo Ancelotit është vetë demantues. Ne tani po tregojmë më pak intensitet, loja jonë është jo e frytshme dhe kjo na lejon të jemi në pozitën ku jemi. Të gjithë lojtarët e mbështesin.”
“ Para ndeshjes me Birminghamin, bisedova me trajnerin. Ia tregova frustrimin tim. Unë besova se luajta mirë në fillim të sezonit, por unë isha në pankinë në ndeshjet kryesore.”
“ Unë synoj që të luaj në kampionat botëror, por siç po shkojnë punët as nuk mund ta marrë në gojë këtë çështje. Ancelotti e di këtë dhe unë tani duhet të luaj sipas sistemit të tij. Nuk është lehtë dhe për të, ai duhet të menaxhoj një grup të madh.”
“ Konkurencë me Lampardini për krahun e majtë? Është pozita më e mirë e tij. Ai luan ashtu me Anglinë dhe ne jemi në vitin e botërorit. Në një pikë të parbashkët, statusi duhet të jetë në raport me paraqitjet.”
“ Unë jam mirë deri tani. Unë mund të mos luaj fare. Frustrimi im është për ndeshjet e mëdha. Sidoqoftë, nëse nuk ka vend për mua në këtë sistem, do të largohem.”
“ Gjërat duhet të ndryshojnë. Kur erdha unë isha i emëruar si lojtari i Mourinhos. Unë kam njohur pesë trajner dhe secilën herë është dashur të filloj nga e para.”
“ Sezonin e kaluar e kisha statusin e lojtarit kyç. Sot kjo është vënë në pikëpyetje.” Deklaroi Malouda për të përditshmen sportive franceze L’Equipe.