26 gusht 2008

Murinjo: “Superkupa, faleminderit edhe ty Mançini”


Derbi i Milanos ka filluar. Trajneri i ri i Interit, Hoze Murinjo, fitoi trofeun e parë sezonal: Superkupën e Italisë, të pronësuar pas një betejë të vështirë kundër Romës dhe të vendosur vetëm nga gjuajtjet e penalltive. Trajneri portugez është i kënaqur për trofeun e parë “italian”, por ia dedikon një trajneri tjetër. “Unë kam fituar Superkupën dhe këtë trofe e ndjej timin, por dua të kujtoj se e kam fituar pasi Roberto Mançini fitoi kampionatin e vitit të kaluar. Dua të shpenzoj një fjalë për atë, që në këtë moment nuk është duke bërë atë që i pëlqen më shumë, të punoj në futboll”. Media italiane nuk e konsideron të keqe deklaratën e Murinjos. “Nuk është keqë ppër një teknik i etiketuar nga shumë njerëz si “arrogant e mendjemadh”. “Fair-Play” i madh për “Special One” edhe nga ana e Masimo Moratit, padronit të Interit. “Bravo Murinjo, që i njohe meritat e Mançinit” - tha numri një interist pas përfundimit të ndeshjes kundër Romës. “Ai di të sillet me të gjithë dhe me verdhekuqtë tregoi kredon e tij futbollistike, bëri presing dhe sulmoi shumë”. Murino, megjithatë dëshiron t’i dërgojë edhe një mesazh ish-lojtarit të tij, Andrij Shevçenko, i sapo mbërritur te Milani. “Nuk mund t’i uroj të ketë një sukses të madh në kampionat, pasi Milani është kundërshtari ynë direkt për titull, - shpjegoi Murinjo, - i uroj të bëhet golashënuesi më i mirë i Kupës UEFA”.