13 maj 2011

“Zonja” rrezikon të përfundojë jashtë Europës


Juventusi tashmë i ka humbur shanset për një kualifikim në Ligën e Kampioneve. Barazimet e pafalshme kundër Katanias dhe Kievos në “Olimpiko” (në të dy rastet bardhezinjtë kanë qenë në avantazh të dy golave) kanë larguar përfundimisht Del Pieron me shokë nga Championsi, por tani edhe Liga e Eruopës është në rrezik.

Finalja e Kupës së Italisë midis Palermos dhe Interit i ka dhuruar një vend siçilianëve, për rrjedhojë vendi i shtatë i mbajtur nga Juventusi në kampionat nuk mjafton më. Duhet që bardhezinjtë të përfundojnë të pestët ose të gjashtët, por mungojnë vetëm dy ndeshje nga fundi dhe kundërshtarët që do të kenë përballë nuk kanë ndërmend të bëjnë ndere.

Juvja duhet të mposhtë në fillim Parmën në transfertë dhe më pas Napolin në Torino dhe të shpresojë në hapa fals të Lacios dhe Romës, kundrejt të cilave është në avantazh në përballjet direkte. Por duket një arritje e vështirë, shpresa në dhuratat e të tjerëve pasi skuadra e Del Nerit ka shpërdoruar shumë raste në këtë sezon zhgënjyes si ato të mëparshmit për “Zonjën e Vjetër”.
/JUVENEWS.TK/