13 maj 2011

Chiellini refuzon Realin


Giorgio Chiellini ia ka sqaruar një herë e përgjithmonë Real Madridit se ai nuk është i interesuar për të luajtur në fanellën e Los Blancos, pasi dëshiron të qëndrojë te gjiganti italian, Juventus.

“Unë nuk di asgjë sa u përket spekulimeve në tregun e transferimeve, por unë e di se dua të qëndroj te Juventusi. Sa për Real Madridin, e përsëris, unë dua të qëndroj. Dhe mendoj se klubi dëshiron që unë të qëndroj”.

“Unë vuaj për ta parë Juventusin një ditë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Chiellini për Tuttosport.
/JUVENEWS.TK/