06 maj 2011

Zidane shtyn Benzema tek Juventus


Pas mosaktivizimit të rradhës në 11-ëshen kundër Barcelona-s, në gjysëmfinalen e Champions, Karim Benzema (23) duket se ka prishur cdo lidhje me Mourinho-n. Sulmuesi duket se nuk po e pranon qëndrimin e tij në Madrid dhe këtë gjë e ka deklaruar edhe nëpërmjet agjentit të tij.

Së fundmi duket se edhe Zidane po e shtyn tek Juventusi. Këtë lajm e raporton kanali spanjoll La Sexta, që raporton se Zizou i ka këshilluar Benzema-s se Juventusi është skuadra e duhur për të sepse aty vlera e tij do të njihet.

Juventusi rri në dritare dhe pret momentin përshtatshëm për t’I marr Realit Benzema-n. /fcjuventus-news/