05 maj 2011

Trezeguet drejt Napolit?


Sulmuesi i Hercules, David Trezeguet, është duke synuar një transferim te Napoli gjatë verës.

Gjatë muajve të fundit Trezeguet vazhdimisht është lidhur me një transferim te klubi italian, ndërsa dëshirën e lojtarit tash e ka konfirmuar edhe agjenti i tij.

“Ai do të ishte shumë i lumtur të luajë në San Paolo Stadium dhe është diçka që David e ka menduar me kujdes. Së fundi ai ka biseduar për këtë shumë dhe i kam thënë atij gjithçka për pasionin e fansave”.

“Dashuria që tifozët e Napolit kanë është fantastike dhe ju nuk mund ta kuptoni atë derisa nuk luani me fanellën e Napolit. Fansat e tyre janë unik dhe ju nuk do të gjeni një turmë të tillë në botë”, ka thënë agjenti i lojtarit, Antonio Caliendo.
/JUVENEWS.TK/