05 maj 2011

Daily Mail: “Juve afër Tabanou”


Sipas Daily Mail, Juventusi po lëviz për të sjellë në Torino Franck Tabanou(22), mbrojtës krahu francez I Toulouse. Për anësorin e majtë është vënë në ndjekje edhe Inter.

Ai është 1.78 m dhe peshon 70 kg. Konsiderohet si talent I madh në Francë. Ka luajtur 12 ndeshje me kombëtaren Under 21 franceze dhe sipas gazetës britanike do të pranonte me kënaqësi transferimin në Torino.

Armand Traore’ do të rikthehet në Londër, por zëvëndësuesi I tij duket se do të jetë francez. /fcjuventus-news/