05 maj 2011

Chiellini shpreson në top katërsh


Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, mbetet me shpresa për një kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Chiellini bëri rikthimin e tij në fitoren 1-0 ndaj Lazios gjatë të hënës pas gjashtë javësh jashtë fushe.

“Ende ka shpresa se ne mund të kualifikohemi për në Ligën e Kampionëve, edhe pse në anën tjetër fitorja jonë ndaj Lazios, na bën neve të pendohemi për pikët që kemi humbur deri tash”.

“Tash duhet të fitojmë tre ndeshjet e mbetura dhe të shpresojmë se gjithçka shkon në të mirë. Do të shohim ku jemi, por do të na duhet shumë fat dhe shpresojmë që rivalët tonë të rrëshqasin”, ka thënë Chiellini.
/JUVENEWS.TK/