11 maj 2011

Tevez do të shkoj në Itali


Sulmuesi argjentinas Carlos Tevez ka qenë i lidhur me një lëvizje te italianët e Interit. Megjitatë, ai me 22 gola gjatë kësaj sezone i ka dërguar “Citizenët” në Champions League.

Megjithatë kryetrajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini nuk beson se ylli i tij ka ndryshuar planin e tij afat-gjatë për të bërë një lëvizje drejt Serie A.

"Edhe pse Carlito mbeti në City gjatë afatit kalimtar të dimrit, dëshira e tij për të shkuar në Itali nuk është shuar. Por në qoftë se ai e ndryshon mendjen e tij, unë do të isha i lumtur." deklaroi Mancini.

Mancini këmbënguli se shokët e sulmuesit argjentinas, boshnjaku Edin Dzeko dhe italiani, Mario Balotelli do të mbeten në klub ndonëse ka dyshime tek qëndrimi i tyre.

"Jam i bindur se Edin do të shënoj gola të panumërt vitin e ardhshëm ndërsa unë jam i bindur se edhe Mario do të qëndrojë me ne." përfundoi Mancini.
/JUVENEWS.TK/