07 maj 2011

Të pavdekshmit over 30


Në disa raste rikthehen, porn ë shumë raste nuk janë larguar. Prej vitesh tashmë konsiderohen si të mbaruar. Megjithatë, ata që e mendojnë këtë, çdo pranverë po zhgënjehen.

Del Piero sapo e ka rinovuar edhe një vit tjetër kontratën me Juventusin, dhe kjo për mertiën dhe vlerat e tij të shfaqura në fushën e lojës dhe jo për mirënjohje.

Françesko Toti po mban gjallë shpresat e Romës për vendin e katërt, që do të thotë pjesmarrje në Ligën e Kampioneve, me shënimin e pesë golave në katër ndeshjet e fundit.

Në Ligën e Kampioneve kërkon që të shkojë edhe Antonio Di Natale, që aktualisht është në krye të renditjes së shënuesve në kampionatin italian. Por nuk janë vetëm këta, të cilët pavarësisht kalimit të moshës, duket se përmirësohen akoma edhe më shumë.

Klarens Sedorf ka folur qartë, të afrohen të rinj, por vetëm nëse janë më të fortë se të “vjetrit”. Dhe, në kampionatin italian, lojtarët mbi 30 vjeç janë me shumicë, sidomos në ekipet që ndodhen në vendet e para në klasifikim dhe madje kanë rol kyç.

Në rast se do të bëhet një formacion me lojtarët mbi 30 vjeç në kampionatin italian, do të shihet se ata do të përbënin ndoshta ekipin më të mirë dhe me siguri që do të luftonin për të fituar Serinë A.

Por, kush janë lojtarët mbi 30 vjeç, të cilët vazhdojnë që ende të jenë deçizivë në ekipet e tyre. Në foton e mësipërme ndodhet një formacion me lojtarët më të mirë mbi të 30-at dhe zëvendësuesit e tyre.
/JUVENEWS.TK/