07 maj 2011

Kapelo: Ky, i vetmi kampionat i vërtetë pas “Kalçiopolit”


Tekniku italian i kombëtares angleze, Fabio Kapelo, është shprehur se që pas “Kalçiopolit”, ky ishte i vetmi kampionat i vërtetë, duke shigjetuar kështu Interin, që ka fituar titujt e fundit në Itali pas “Kalçiopolit”.

Sipas Kapelos, Milani është i vetmi ekip që ka fituar një kampionat të vërtet që pas “Kalçiopolit”, pas të cilit u shkatërrua një prej ekipeve më të forta jo vetën në Itali, por edhe Europë, Juventusi, që në atë kohë drejtohej pikërisht nga ana e Kapelos. “Ky ishte kampionati i vetëm i vërtetë pas Kalçiopolit.

Është e para herë që të gjitha ekipet u përforcuan për të qenë kompetitive. Prandaj, titulli që po fiton Milani vlen shumë. Kuqezinjtë bënë blerja të mëdha në verë, Ibrahimoviçin dhe Robinjon, rikuperuan Nestën dhe vepruan me zgjuarsi edhe në merkaton e janarit, duke afruar në skuadër Van Bomel dhe Kasanon”, ka thënë Kapelo.
/JUVENEWS.TK/