13 maj 2011

Studio Sport: “Del Neri drejt largimit, Conte në pole position”


Pas një kronike të detajuar në edicionin e tyre të drekës, Studio Sport, redaksia sportive e Mediaset ka folur gjërësisht për të ardhmen e Juventusit nga pankina deri në fushë.

Nisen nga plani ekonomik prej rritjes së kapitalit nga 60-100 mln euro që do të zyrtarizohet me 23 Qershor. Një vendimarrje e rëndësishëm për të ringritur bardhezinjtë në majat e Europës. Në merkato lojtarët që ndiqen janë Aguero, Benzema dhe Sanchez, të cilët nuk duken të lehtë për t’u arritur. Më e thjeshtë duket marrveshja me Fernandon.

Në frontin e pankinës, është vendosur fati i Del Neri-t i cili, kundër Chievo-s fshiu cdo shpresë nga e ardhmja e tij juventine dhe pas ndeshjes me Napolin do të shkarkohet zyrtarisht. Villas Boas duket shumë i vështirë për t’u arritur, dhe kuotat e Mazzarri-t po bien, kështu që Conte mbetet favorit. /fcjuventus-news/