04 maj 2011

Sky: “Juves i pëlqejnë Zarate dhe Pastore”


Për sezonin 2011/2012 Juventusi ka në mendje goditje në mëdha dhe një ndër to është sigurisht në sulm. Sipas Sky, emrat janë Mauro Zarate dhe Javier Pastore.

Për të parin drejtuesit bardhezi kanë besim duke parë edhe rritjen që ka pësuar gjatë sezonit, ku më në fund, ka mësuar të sakrifikohet për skuadrën duke shënuar disa gola të rëndësishëm. Marrveshjen e vështirëson prania e Quagliarella-s dhe Del Piero-n në sulm.

Pastore ka qenë gjithmonë nën vëzhgimin e Juves por kërkesat stratosferike të Zamparini-t duket se nuk i kënaqin bardhezinjtë. Tek ai ambjenti bardhezi shikon Zidane dhe kërkojnë të ndërtojnë një skuadër rreth tij duke përdorur një 3-4-2-1, ku edhe Krasic do të kishte një rol të rëndësishëm. /fcjuventus-news/