04 maj 2011

Del Piero: “Ishte e bukur te festoje ne min 90’”


3 pikëshin me Lazio-n falë një goli të Pepe në minutat shtesë.Në ambjentin bardhezi ka shumë gëzim për këtë rezultat dhe kapiten Del Piero, nëpërmjet faqes së tij ëeb shpall hapur luftën 3 javore për Champions:

“Le të marrim këtë 3pikësh dhe tani të mendojmë për 3pikëshin tjetër. Pas ndeshjes me Lazio-n, përqëndrimi ynë duhet të jetë për ndeshjen e së hënës së ardhshme dhe duhet të kërkojmë që nga këtu, deri në fund të sezonit të japim maksimumin tonë.”

“Llogaritë do t’i bëjmë në fund, por shpresojmë që të gjendemi më para në renditje, sa më shpejt. Në një sezon të tillë, është kjo e vetmja rrugë për të mbyllur mirë sezonin, pas shumë problemeve, që na është dashur të kalojmë”

“Kundër Lazio-s kemi patur shumë vështirësi por kemi treguar se dimë të vuajmë, të qëndrojmë kompaktë dhe të shfrytëzojmë mundësitë që na jepen. Ishte bukur të festojë në minutën e 90-të së bashku me tifozët. Na duhej vërtet. Sigurisht që po nuk fituam ndaj Chievo-s, asgjë nuk ka vlerë” /fcjuventus-news/