04 maj 2011

Lipi: "Më pëlqen të drejtoj një skuadër jashtë Italisë"


Ish-trajneri i kombëtares italiane dhe Juventusit ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat italiane kurse JuveNews.TK është webi i par zyrtar që e postonë këtë intervist.

Ranierin te Juventusi e kam sugjeruar unë". Ka folur shumë hapur, Marçelo Lipi, gjatë intervistës së dhënë ekskluzivisht për "Sky". Por kur duhet, jep edhe ndonjë frazë të fortë. Për shembull, ndaj ish-trajnerit të Romës, që e kishte akuzuar se bënte presion ndaj shoqërisë për ta zëvendësuar në bankinën verdhekuqe. Por, ndërkohë ka folur edhe shumë për veten e tij, ish-trajneri i kombëtares italiane, duke filluar të komentojë disa episode të lidhura me dështimin që i ndodhi skuadrës së tij në Botërorin e Afrikës së Jugut. "E ndjeja dëshirën për t'u larguar, sepse ka qenë, për fat të mirë, një prej eksperiencave të pakta negative në karrierën time, sepse më pas kujtohet gjithmonë ajo e fundit, por duke shkuar disi pak më prapa dalin shumë gjëra të tjera të rëndësishme. Kjo ka qenë shumë e fortë dhe unë kam menduar që në këtë moment të stakoj spinën, e kam bërë për disa muaj, pa qendruar nëpër media, duke folur, çfarë duhet të shpjegoja? Ekzistonte tashmë një lloj bindjeje, një lloj sigurie nga jashtë edhe përpara se të fillonim të luanim, kështu që ishte e panevojshme të shpjegoja ndonjë gjë, të jepja detaje. Për këtë arsye, më mirë të qendroja në heshtje, por kam kuptuar që kaloja shumë kohë dhe nuk ishte as e drejtë. Kisha thënë, që do të rikthehesha të flisja kur të kthehesha të punoja, por më pas në horizont nuk kishte gjëra interesante kam thënë, "këtu ekziston rreziku për të qendruar në heshtje shumë kohë", dhe kështu që ka ardhur kjo ndeshje në Torino, që ka qenë e shkëlqyer dhe, duke parë që kisha thënë, që do të kthehesha të flisja në momentin e rikthimit tim në bankinë, aty kam qenë në bankinë dhe kam rifilluar të flas për futboll. Kisha dëshirë të flisja për futboll, jo sigurisht për të shkuarën, sepse për të shkuarën nuk ka sens të flasim, as për atë pozitive, as për atë negative, sepse është gjithçka e shkruar dhe asnjë njeri nuk e fshin dot atë që është bërë".

-Jeni shprehur që disa kohë më parë kishte ndodhur një riafrim me Juventusin...

"Po, kishte ndodhur një riafrim, kishte ndodhur më parë një ofertë nga shoqëria për të marrë postin e trajnerit, që unë e kam refuzuar, sepse nuk isha gati për t'u rikthyer, doja që më përpara të zgjidhesin disa gjëra, ato që më pas më kishin dhënë shtytje për t'u larguar edhe nga drejtimi i skuadrës kombëtare pas eksperiencës fituese në Gjermani. Këto gjëra janë zgjidhur në mënyrë shumë të qartë, siç ishte natyrale që të ndodhte, por edhe këto kohët e fundit ka ndodhur mundësia për t'u kthyer, jo si trajner, por në një tjetër pozicion, si drejtues sportiv".

- Dhe keni qenë ju që keni refuzuar, sepse ndiheshit akoma një trajner?

"Jo, gjërat kanë shkuar ndryshe. Kujtoni kur kam qenë në skuadrën kombëtare dhe dukej që gjithçka që ndodhte te Juventusi varej nga Marçelo Lipi? Në realitet nuk varej asgjë nga Lipi, ishte vetëm disponibiliteti për t'u kthyer te Juventusi, menjëherë sapo të kisha përfunduar punën te skuadra kombëtare. Ajo që ishte duke ndodhur te Juventusi nuk ishte fryt i sugjerimeve të Marçelo Lipit, por nga vlerësimi i njerëzve që punonin në atë periudhë te Juventusi dhe që, mbase për të justifikuar gjërat që nuk shkonin shumë mirë, kanë dashur të përfitonin nga një drekë që unë kam zhvilluar me Blank dhe Reko, gjatë të cilës kemi folur për gjithçka me përjashtim të atyre gjërave që thonin te Juventusi, kanë përfituar për të larguar përgjegjësitë nga vetja e tyre. Është një veprim tipik, klasik, apo jo?".

- Kur gjërat nuk shkojnë mirë te Juventusi nga tifozët dëgjohet emri juaj: imagjinojmë që ju jep kënaqësi?

"Një kënaqësi shumë të madhe. Kemi kaluar tetë vite shumë entuziazmuese, në të cilat kemi fituar pothuajse gjithmonë. Mbase nuk arrinim të kuptonim sesa shumë gjëra të rëndësishme ishim duke bërë, nuk i shihja në ato moment. Kështu, që është e qartë që marrëdhënia ndërmjet meje dhe tifozëve të Juventusit ka mbetur shumë e veçantë në shumë drejtime. Tani kemi 6 vite që nuk jam te Juventusi dhe, çdo herë që gjërat nuk shkojnë mirë del në skenë emri im, por është fryt i vlerësimit të madh reciprok që ekziston ndërmjet meje dhe ambjentit juventin. Kam thënë në shumë raste, që nuk duhet t'i jap bezdi asnjë njeriu, përkundrazi është një gjë fantastike kjo marrëdhënie, që ka mbërritur nëpërmjet shumë rezultateve të mëdha dhe tashmë do të mbetet në kohë, përtej faktit, nëse unë do të kthehem apo jo të punoj te Juventusi. Ky është një tjetër diskutim, shumë nuk do të ndodhë".

- Ju e përjashtoni, duke përdorur një term politik, një Lipi-ter, një qeverisje të tretë të Lipit te Juventusi?

"Nuk ekziston nevoja. Juventusi i ka idetë shumë të qarta. E përsëris, të gjithë e dinë, që në sezonin e shkuar ekziston kjo mundësi e madhe. Tashmë, është një drejtim i ri i shoqërisë, diçka më e mirë do të bëhet nga shoqëria, sepse Andrea është i fundit nga Anjeli që merr postin e presidentit dhe kjo është diçka shumë e bukur. Ka shumë entuziazëm, ambjente dhe persona ndaj të cilave nuk do të thonte kurrë jo. Kurrë mos thuaj kurrë, por kjo nuk është kandidaturë nga ana ime, është një shpjegim. Unë kam thënë: 'Në Itali, trajnerin nuk e bëj më, nëse nuk kam arsye zemre, por kjo është pjesë e diskutimit që bëra më parë, për marrëdhënien që kam me këtë shoqëri dhe që një ditë, shpresojmë që të mos ndodhë kurrë, sepse do të thoshte që gjërat nuk janë duke shkuar mirë, nëse do të kenë nevojë, dorë, ndihmë nga ana ime, do ja jepja me shumë kënaqësi, në çdo lloj mënyre".

- Ju keni pasur Del Pieron e ri, Del Pieron më të mirë, Del Pieron për t'u menaxhuar siç keni vepruar në Botërorin e Gjermanisë. Ju pyes: është kaq e ndërlikuar, kaq e vështirë për t'u kryer?

"Del Piero është një lojtar që do të dëshironte të luante gjithmonë, kjo sepse shpirti i tij i jep mundësi të mbërrijë në moshën dyzet vjeçare dhe të jetë akoma shumë i rëndësishën. Dhe është i rëndësishëm, nuk do të kishte gjë më të keqe, nëse një lojtar do të thoshte: 'Ok, më jepni mundësi të luajë kur të dëshironi ju'. Një lojtar i tillë duhet të shitet menjëherë. Ndërkohë, një lojtar që dëshiron të luajë gjithmonë… Por, persona inteligjentë që vihen gjithmonë në dispozicion të skuadrës dhe janë dakord me disa zgjedhje. Mua më vjen të bëj një shembull natyrisht: Gigs dhe Skolls te Manchester Junaitid një ndeshje në dy të luajtura, dy nga tre, ndonjëherë mungojnë në ndonjë ndeshje të rëndësishme, ka raste luajnë në ndeshje kupash. Ky është menaxhimi i një kampioni. Ata ndihen gjithmonë të rëndësishëm, bën pjesë në një projekt të madh dhe trajneri di se mund të besojë te lojtarë të mëdhenj që nuk mund të luajnë në 50 ose 60 ndeshje në vit, por që 35 ndeshje të një niveli të lartë mund t'i luajnë shumë mirë".

- Ju pak kohë më parë, keni thënë që në Itali nuk do të drejtoni më, me përjashtim të Juventusit, por këto kohë jeni atashuar pranë Romës. Fantazi?

"Fantazi e plotë, për më tepër duhet të përfitoj nga kjo mundësi për t'iu përgjigjur Ranierit, sepse nuk i jam përgjigjur asnjëherë dhe nuk kishte as se për çfarë t'i përgjigjesha. Ai ishte impenjuar të punonte te Roma, me shumë problem, por edhe me kënaqësi të mëdha, sepse kanë qenë dy sezone ku janë arritur kënaqësi të mëdha. Dhe shikonte hije dyshimi aty ku nuk kishte, sepse unë nuk kam dëgjuar kurrë asnjë fjalë për ndonjë person të Romës dhe, do të them më shumë, unë disa herë i kam thënë jo Romës, por jo Romës por Romës si skuadër. Sepse, Roma është një qytet fantastik, një skuadër fantastike dhe një tifozeri fantastike, por unë e kisha vendosur dhe e kisha thënë 50 mijë herë, që te Roma nuk do të shkoja asnjëherë. Ndërkohë, që ai bashkonte fantazmat e Romës dhe ato të Torinos dhe nuk dinte asgjë për Torinon, sepse unë është e vërtetë që kam qenë pranë Juventusit, por jo sigurisht si trajner, ishte komplet një rol tjetër ai që do të kisha marrë te Juventusi, nëse do të kthehesha, por ndërkohë për Romën nuk kam asnjë fjalë më shumë".

- Me Ranierin jeni sqaruar ndonjëherë ballë për ballë?

"Jo drejtpërdrejtë. I kam shpjeguar të gjithë njerëzve që punonin me të që, për më tepër, kanë qenë edhe te Juventusi. I referohem Montalit. I kam shpjeguar dhe i kam thënë: "Thuaji Ranierit", sepse Montalin për të thënë të vërtetën e njihja dhe mendoj se ja ka thënë. Por, unë nuk kam asgjë kundër Ranierit. Mbase tani zbavitem edhe unë, duke treguar diçka simpatike, duke parë që nuk ka asgjë të keqe. Kur ka mbërritur Blank dhe më ka pyetur nëse do të shkoja të drejtoja Juventusin, dhe bëhet fjalë për katër vite më parë, i kam thënë jo, për arsyet që kam thënë më lart, sepse unë nuk do doja të isha një problem për Juventusin, sepse e dija shumë mirë, që nëse do të isha kthyer te Juventusi do t'i kisha prishur punë, unë do të reagoja në të njëjtën mënyrë dhe do të kishte krijuar shqetësime. Për këtë arsye i kam thënë: "Nuk dua të jem një problem". Dhe kështu, që përfunduam të mendojmë për një trajner dhe unë i kam thënë: "Sipas mendimit tim, personi më ideal, edhe për shkak të eksperiencës ndërkombëtare, dhe për personalitet, është Klaudio Ranieri". Në praktikë, unë i kam thënë të marrin Ranierin nëse duan, ose ja kam sugjeruar. Dhe për këtë nuk ka absolutisht asgjë".

- Një vit më parë, përgatisnit aventurën për botërorin: çfarë perceptimesh kishit?

"I kisha të mira. Kisha në mendje diçka që ka qenë një prej motiveve që më kanë dhënë më shumë keqardhje. Isha duke qarkulluar, shkoja në Milano për të folur me Nestën, shkoja në Torino për të folur me Kielinin dhe Kanavaron, sepse më kishte shkuar në mendje një mbrojtje me tre lojtarë: Nesta, Kanavaro dhe Kielini. Më pëlqente shumë. Kishim lojtarë krahu, që na jepnin mundësi të shumta loje, sepse luanin në këtë mënyrën në skuadrat e tyre, i referohem Maxhios dhe Krishitos. Më pëlqente shumë dhe mendoja se, Nesta do të pranonte, por ndërkohë duke parë edhe problemet e tij, nuk pranoi dhe më erdhi shumë shumë keq. Kishte një disponibilitet nga ana e të gjithëve. Më pas, kam provuar ta bëj diçka të tillë me Bonucin, por më pas dolën problem me Kielinin, që u paraqit në grumbullim me 15 ditë vonesë për arsye dëmtimi në pulpë dhe qendroi në punë të diferencuar. Kur arritëm në Botëror nuk mund të aplikoja një zgjedhje, që nuk e kisha kryer më parë. Në të njëjtën kohë ishte edhe një tjetër problem, dëmtimi i Pirlos që ishte një lojtar i rëndësishëm në skuadër. Në ndeshjen e parë është dëmtuar Bufon dhe skuadra humbi disi besimin dhe bindjen. Gjithë kjo nuk justifikon që mund të humbasësh me Sllovakinë, që nuk mund të fitosh kundër Zelandës së Re. Fakti që është krijuar një situatë psikologjike ka bërë që skuadra të humbë sigurinë, bindjen, vetëvlerësimin. Skuadra nuk kishte një personalitet të madh. Duke dalë Pirlo dhe Bufon dhe duke barazuar me Zelandën e Re, skuadra humbi motivimin dhe ishte shumë dobët ndaj Sllovakisë, ku tregoi frikë. Sigurisht që, vlera e Italisë nuk ishte ajo, ishte më e madhe, por ndodh që të ketë momente negative. Kjo nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen dhe post Botërorin. Ishte gjithsesi një grup që duhej të rinovohej, edhe nëse do të kishte fituar Botërorin edhe nëse do të kishte mbërritur në finale. Në fakt, Cesare Prandeli këtë gjë po bën, po kryen një rinovim total".

- Në këto muaj, duke folur përsëri për kombëtaren, keni menduar: "Pse jam rikthyer? Çfarë ju ka shtyrë?

"Ma kanë thënë shumë njerëz. Nëse Italia do të kishte shkuar në gjysëm finale ishte një kontratë që parashikonte rinovimin për Donadonin, që ndër të tjera do ta kishte merituar. Unë nuk kam bërë gjë tjetër, veçse kam dhënë disponibilitetin tim atyre që më kishin pyetur: "Bëni europianin tuaj". Nëse gjërat shkojnë mirë do të qendrojë gjithçka siç është, siç është e drejtë të jetë. Nëse gjërat nuk shkojnë shumë mirë, atëherë unë, nëse ekziston nevoja, kthehem me dëshirë. Sepse nuk është një mister që kur unë isha larguar nga skuadra kombëtare pas pak kohësh menjëherë jam penduar, sepse kisha lënë një grup të jashtëzakonshëm, fantastik me të cilin kishim ndërtuar gjëra të shkëlqyera. Shumë më kanë thënë: 'Kush ta ka bërë?', po është e vërtetë".

- Dhe ju keni menduar në këtë periudhë?

"Po, shumë, shumë herë".

- Po përgjigja?

"Ajo që kam thënë pak më parë, dëshira për të punuar me një grup fantastik".

-Po nëse do të ktheheshit mbrapa do ta bënit?

"Kjo është një gjë që nuk mund të bëhet (qesh), kështu që është e kotë të flasim"

- Emrat e përhershëm: Borrielo, Pepe Rosi, Baloteli, Kasano. Në këto muaj keni menduar ndonjëherë për ndonjë që mund të kishit marrë në Afrikën e Jugut?

"Po, Xhiusepe Rosi, është një lojtar fantastik, një djalë i shkëlqyer, një profesionist fantastik, që në muajt e fundit përpara Botërorit kishte humbur pak besim, disi bindjen, pak entuziazëm, dhe në zgjedhjet e mia vendosa ta lija në shtëpi. Këtë vit, ka shpërthyer në mënyrë të shkëlqyer, është duke kryer një punë të madhe dhe është shndërruar në një lojtar të madh ndërkombëtar, jam shumë i lumtur për të. Por, ai që duhet të hyjë në mendjen e shumë njerëzve dhe çdo kush mund të thotë ç'të dojë, me përjashtim, nëse bëhet një instrumentalizues, siç në disa raste ka ndodhur, me kontenstime në stërvitje, nuk duhet të bëhet kjo, dhe nuk duhet të mendohet që një trajner e ka me një individ. Një trajner nuk e ka me asnjë njeri, por mund të ketë ide të ndryshme teknike dhe të mendojë, që një lojtar nuk mund të jetë i rëndësishëm për skuadrën e tij, pavarësisht se e konsideron atë një lojtar shumë të mirë dhe një person serioz".

- Vlen edhe grupi mirë?

"Nuk është kjo, sepse unë nuk kam menduar asnjëherë, që një lojtar mund të shqetësojë në punën që kryejmë, janë thjesht bindje teknike".

- Ju në këtë moment jeni pushim, Kapelo është në Angli, Ançeloti te Chelsi, Mançini te Siti, Spaleti te Zeniti. Në kampionatin italian nuk ka më një trajner që ka fituar diçka. Kjo ikje e trurit edhe nga trajnerët ndikon në njëfarë mënyre te cilësia e kampionatit?

"Këtë vit, ka trajnerë që më kanë pëlqyer në mënyrë të veçantë. Për shembull, Guidolin, që është një trajner pak a shumë i brezit tim, kemi luajtur sëbashku edhe në Pistoia, është duke u treguar një trajner i një niveli të lartë, dhe është një mëkat që një trajner kaq i përgatitur nuk ka drejtuar më parë ndonjë nga ata që konsiderohen skuadrat e mëdha. Më pas, është Maxarri që është punuar shumë mirë, po ashtu edhe Balardini që kur ka shkuar ke Xhenova ka gjetur një skuadër plotësisht të rinovuar dhe i është dashur të punojë shpejt për të arritur një pozicion të mirë në klasifikim. Më pas dhe Masimiliano Alegri. Ky është viti i trajnerëve nga Livorno".

- Lipi trajner në 2011: i sigurtë, me shumë mundësi apo e vështirë?

"E mundshme".

-I një skuadre kombëtare apo një klubi?

"Do të preferoja një kombëtare".

- Jashtë apo në Itali?

"Me 100% jashtë, ndoshta është më mirë të themi me 98%".
/JUVENEWS.TK/